Është arrestuar një burrë në Podujevë nën dyshimin se kishte dhunuar një grua.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Podujevë, mëngjesin e hershëm të 23 janarit.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, gjersa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 23.01.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.