Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Lista me emrat e kandidatëve do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur BQK-ja me anë të një komunikate për shtyp lidhur me konkursin për pozitën e Guvernatorit/es në këtë institucion.
“Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.