Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka bërë të ditur se e ka shqyrtuar letër-dorëheqjen e u.d. drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi dhe të njëjtën e ka miratuar.
Këtë ShSKUK e ka bërë pas një mbledhjeje urgjente të mbajtur të enjten, teksa ka bërë të ditur se në vend të saj është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj.
“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.