Ambasadori gjerman në intervistë sot në FIVE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, intervistë ekskluzive në emisionin "Five"

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde është i ftuar sot në emisionin FIVE në RTV Dukagjini. Ambasadori Rohde ka folur ndër të tjera për rëndësinë e propozimit të BE-së për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë që duhet palët ta shfrytëzojnë në këtë vit që të ecin përpara. “Çka ndodh nëse nuk ka marrëveshje? Sigurisht, të gjithë e dijnë se rruga drejt BE-së do të vazhdojë vetëm nëse ka progres, nëse nuk ka progres nuk ka as rrugë drejt BE-së”, ka thënë ndër të tjera ambasadori gjerman.

Rohde ka folur edhe për propozimin e BE-së në dialog, çështjet që mund i njëjti të zgjidh dhe gjithashtu përpjekjet e të gjitha shteteve kryesore evropiane që të garantojnë progres në këtë rrugë.

Ambasadori i Gjermanisë jep detaje edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe përpjekjet e akterëve tjerë që të shtyjnë përpara këtë çështje.

Intervista e plotë me ambasadorin Rohde transmetohet sot në emisionin FIVE në RTV Dukagjini nga ora 17:30.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika