Rohde: Qeveria e ka pushtetin të japë propozim për Asociacion që nuk paraqet rrezik për Kosovën, por nuk ka angazhim 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova e ka pushtetin të propozoj diçka që nuk paraqet rrezik për shtetësinë e Kosovës, por Rohde ka theksuar në emisionin "Five" se në dy vitet e fundit nuk ka pasur angazhim sa i përket kësaj teme nga ana e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe kryeredaktorja e RTV Dukagjinit, Arta Avdiu

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka pushtetin dhe fuqinë për të propozuar një draft të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Kosova e ka pushtetin të propozoj diçka që nuk paraqet rrezik për shtetësinë e Kosovës, por Rohde ka theksuar në emisionin “Five” se në dy vitet e fundit nuk ka pasur angazhim sa i përket kësaj teme nga ana e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës avokatë të Kushtetueses dhe i japin ato propozimet në tavolinë, ju e keni pushtetin të paraqiteni diçka që nuk rrezik, atëherë do të krijoni një elefant të bardhe, dhe këto dy vitet e fundit është bërë si një elefant i bardhe, dhe Kosova ndikuar në këtë duke mos u angazhuar”, ka thënë Rohde në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

E nëse nuk ndodh angazhimi i Kosovës, Rohde ka thënë se palët e tjera mund të angazhohen në këtë më qëllim jo të mira.

“palët e tjera angazhohen jo me qëllime të mira, kam parë dhe kam lexuar deklaratat e udhëheqësit të Republikës Srpska, Dodik, që ka thënë që po, do të jetë një Republikë Srpska, dhe ky është një provokim dhe mu për këtë po e them që është koha juaj është pushteti juaj por është edhe një obligim ndërkombëtar dhe është pjesë e marrëveshjes të lëvizim përpara”, ka thënë ai.

Rode ka shtuar se Asociacioni, sipas Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet rrezik për sovranitetin e Kosovës, duke theksuar se përfaqësuesit e komunitetit serb dëshirojnë kompetenca në fushën e shkollimit dhe shëndetësisë, e që kjo sipas tij nuk paraqet ndonjë problem.

“Nëse shteti nuk i përgjigjet obligimit ndërkombëtar, atëherë kemi edhe takime në Ambasadën amerikane me shumë përfaqësues, kemi edhe prezantimin e fondacionit politike gjerman, e që e sheh këtë draft-statusin bashkë me fondacionin me evropian. E ku është pa si një kontribut në diskursin publik, është një formë të themi që kjo është, nuk është fundi i pavarësisë së Kosovës, të gjitha këto elemente këtu janë në pajtim më Kushtetutën e Kosovës duke iu referuar vendim të Gjykatës Kushtetues të viti 2015…Kosova është një vend sovran dhe shpresoj se do të sillet si e tillë, kjo është porosia jonë bazë, bëni diçka dhe arsyetoni këtë, edhe kur flasë më përfaqësuesit e komunitet serbë, ata kanë thënë se dëshirojnë të këtë disa kompetenca në fushën e shkollimit dhe të shëndetësisë, ne kemi një pakicë daneze dhe ata kanë edhe qeverinë, Qeveria daneze iu jep fonde, nuk është fundi pse mësojnë në gjuhën daneze kjo është ky besimi politik në mes të dy vendeve aty ku çalon diçka…”, ka thënë Rohde.

Rohde ka shtuar se Asociacioni është obligim i Kosovës, dhe vetë Kosova mund të përcaktojë fushëveprim e tij, duke prezantuar një propozim dhe të heqë atë së Asociacioni është fundi i sovraniteti të Kosovës dhe se është një Republikë Srpska.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika