Shpresat e komunës së Prizrenit për reduktim të trafikut të rënduar në qendër, tash e shumë vite vareshin nga projekti rrugor i mbetur në gjysmë, ai i tranzitit të ri.
Tentimet e komunës që të konkretizojnë këtë çështje bashkë me Ministrinë e Financave, që përfundiisht të bëhej një zgjidhje për banorët e shtëpisë së mbetur, si pengesë e fundit, nuk kaluan pa telashe.
“kemi ardh deri në hapin përfundimtar ku pronarit të shtëpisë I kemi dorëzu njoftimin mbi vlerësimin që e ka bërë Ministria e Financave të cilin ka të drejt ta kontestoj ndërmjet rrugëve juridike. E kemi njoftu që duhet ta liroj objektin. Normalisht që ne e kemi obligim ligjor që të ja sigurojmë një banim deri sa të bëhet zgjidhja”, ka thënë Totaj.
Sipas Totajt, pronari ka refuzuar bashkëpunimin dhe mjetet e ofruara, por Totaj, shprehet i bindur se projekti nuk ka kthim prapa.
Pronari i shtëpisë, pas kërcënimit që ka bërë ndaj Totajt, është arrestuar bashkë me një person tjetër janë ndaluar nga policia.
“Kryetari I Komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanosur nga një I dyshuar, I dyshuari I parë ka përcjellë mesazhin ndëjmjet të dyshuarit të dytë, djalit të ankuesit. Ankuesi është kanos nga i dyshuari pasi që ai është I pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga Komuna”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Për këtë rast, Totaj, tha se ia ka lënë në duar organeve të drejtësisë.
“Organët e hetuesisë janë duke u marr me këtë rast dhe për të mos I dëmtuar dhe rrezikuar hetimet unë nuk më them më shumë për këtë rast”, ka thënë Totaj.
Pas kanosjës, është rritur siguria për kryetarin e Komunës së Prizrenit, por ky nuk ka qenë rasti i parë i ndaj tij.