Hasanpapaj: Kosova nuk mund ta shmangë Asociacionin, është obligim ndërkombëtar

Jusristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se Asociacioni me Shumicë të Komunave Serbe, duhet të themelohet për shkak se është obligim shtetëror

Bardhyl Hasanpapaj, jurist

Themelimi i Asociacionit me Shumicë të Komunave Serbe, sipas juristit Bardhyl Hasanpapaj, është obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se Kosova nuk mund ta shmangë themelimin e tij

“Kosova nuk do të mund ta shmangë një detyrim të tillë ndërkombëtar për të themeluar një asociacion, qoftë me këto dispozita apo me ndryshime që mund të bëhen nga angazhimi i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Hasnpapaj ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit duhet të demitizohet, dhe se sipas tij ai duhet të zbërthehet në diskutime konkrete, për statusin e tij dhe raportin e tij me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk ka përgjigje të thjeshtë a është i mirë apo i keq, është nismë e mirë. Diskutimi do të bëhet mbi drafte konkrete. Ne të shohim funksionet përkatëse të një asociacioni të tillë. Është mitizu çështja e Asociacionit, duhet të zbërthehet në diskutime konkrete, cfarë nënkupton një Asociacion i tillë, çfarë statusi ligjor ka, cili është raporti i tij me kushtetutën e Kosovës dhe a zëvendëson ky nivelin e vetëqeverisjes lokale siç është përcaktuar me ligjin për vetëqeverisjen lokale, apo është shtresë tjetër e pushtetit mes këtyre dyjave”, ka thënë ai.

Hasanpapaj ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin duke përsëritur se është obligim shtetëror.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika