Kanadaja do të dërgojë katër tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë, tha të enjten ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, pasi Gjermania këtë javë lejoi vendet e tjera të rieksportonin tankun e prodhuar nga Gjermania.
“Ky donacion, i kombinuar me kontributet e aleatëve dhe partnerëve, do të ndihmojë ndjeshëm forcat e armatosura të Ukrainës” në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit rus, u tha Anand gazetarëve në Otava, shkruan Reuters.
Zelensky kërkon dërgimin e shpejtë të tankeve perëndimore në Ukrainë