Ukraina pranon humbjen e qyteteve në lindje, ndërsa Rusia rrit ofensivën

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka deklaruar për BBC-në, se janë duke ndodhur luftime të ashpra nga forcat ruse në Ukrainë, i cili pranon humbjet e e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore

Pamje nga shkatërrimi i një ndërtese nga forcat ruse në Kharkiv, Ukrainë

Ndërsa Rusia rrit ofensivën e saj tokësore, Forcat e armatosura të Ukrainës kanë pranuar humbjen e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore.

Të mërkuren për ngjarjen rreth luftës, ka raportuar  për CNN-në, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, i cili tha se luftimet e ashpra po vazhdojnë në tri fronte, me forcat ruse, ku këto të fundit po marrin përforcime dhe po fuqizohen nga bazat brenda Rusisë.

Pavarësisht humbjes së territorit, autoritetet ukrainase thanë se nëntë sulme të armikut u zmbrapsën vetëm në rajonet Donetsk dhe Luhansk, me pajisje ruse të shkatërruara – duke përfshirë nëntë tanke dhe 11 sisteme artilerie.

Trupat ukrainase, në thelb, po luftojnë në tri drejtime, për të parandaluar forcat ruse të marrin nën kontroll të gjitha rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, gjë që ka qenë qëllimi i deklaruar i Kremlinit.

Nga veriu, njësitë ruse po sulmojnë në drejtim të Barkinove, një qytet në jug të Izium, dhe kishin marrë fshatin Zavody, i cili është kontestuar prej disa ditësh, tha ushtria ukrainase.

Ukrainasit, gjithashtu, pranuan se rusët kishin pushtuar periferi të vendbanimit Velyka Komyshuvakha, në të njëjtën zonë.

Ilustrim

Nga lindja, forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Zarichne dhe kanë filluar të sulmojnë  qytetin Yampil afër.

Zëdhënësi tha se operacionet ofensive ruse u përqendruan gjithashtu në zonat Severodonetsk, Popasna dhe Kurakhiv. Trupat ruse kanë marrë, gjithashtu, kontrollin e vendbanimit Novotoshkivske dhe po përpiqen të avancojnë më tej drejt perëndimit.

Në jug, forcat ruse po përpiqen të konsolidojnë një urë tokësore për në Krime dhe të pushtojnë rajonet bregdetare të Ukrainës.

Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës tha se njësitë ruse po rigrupohen dhe po kryejnë zbulim ajror, si dhe po përpiqen të shtyjnë në veri drejt qytetit të Kryvyi Rih dhe në rajonin e Zaporizhzhia.

Ai akuzoi, gjithashtu, rusët që pushtuan rajonin e Khersonit për “filtrim” të mëtejshëm të civilëve në dy rrethe.

Dëmet e raportuara përfshijnë infrastrukturën energjetike në qytetin e Zelenodolsk dhe një zjarr të rëndë në Dnipropetrovsk.

”Forcat e armatosura të Ukrainës po tregojnë guxim dhe po kryejnë operacione të suksesshme”, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Kryvyi Rih. Ai ndër të tjerash, shtoi se ishin kapur të burgosur rusë.

Ofensiva ruse në Donbas “ka filluar tashmë”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika