Osmani pret në takim një delegacion nga Austria, diskutojnë për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ka diskutuar për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë zgjerimin në arenën ndërkombëtare

Foto: ZPRK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl dhe në përbërje të të cilit ishin edhe zyrtarë të lartë austriakë dhe afaristë.

Në takim me delegacionin austriak, presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë.

Po ashtu, Osmani është angazhuar për një partneritet më të fuqishëm me Austrinë, të cilën e ka konsideruar një aleate dhe mbështetëse në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Ndër të tjera, u bashkëbisedua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa presidentja Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri, ta destabilizojë jo vetëm Kosovën.

Tutje, presidentja Osmani, siç njofton zyra e presidencës, theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët.

Osmani ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga partnerët për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sepse avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, sipas saj, sjell më shumë stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Më tej, në takim u diskutua edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, ndaj në këtë kontekst presidentja Osmani përmendi potencialin ekonomik që ka Kosova, sikurse edhe mjedisin e favorshëm për investitorët e huaj.

“Politika e jashtme, arsimi, shëndetësia dhe shkëmbimi tregtar u përmendën në kontekst të thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika