Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur për votimin e draft statutit të ri në kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Për RTV Dukagjinin, ai tha se “mendoj që është një hap para për futbollin e Kosovës. Mendoj që bashkërisht me njerëzit e UEFA-s dhe FIFA-s dhe vërejtjet që janë mund të shikohen në kuvendet e tjera”.
Batatina po ashtu shtoi “statuti duhet të miratohet për shkak të licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për arsye se ministria ka kërkuar të bëhen ndryshime në statut dhe të licensohet federata”.
Kujtojmë që statuti i ri u votua nga 48 delegatë, kishte vetëm një abstenim, kurse pesë të tjerë e lëshuan sallën.