Deputetja nga radhët e VV-së, Arjeta Fejza, në emisionin “Five” ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kërkesë e vazhdueshme.
Sipas saj, serbët lokal në shumë raste nuk janë të përfshira nga Qeveria e Beogradit kur i delegon kërkesat në raport më Kosovën.
Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për tu takuar me partitë opozitare në një takim me dyer të mbyllura, sa i përket temave që po diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi.
“Themelimi i Asociacioni është kërkesë e vazhdueshme e Beogradit. Serbët lokal po janë të përfshirë nga Qeveria e Beogradit kur po u delegon këto kërkesa në raport me Kosovën, sigurisht Serbia i artikulon sic ajo u mendon, por Republika e Kosovës duhet të qëndrojë mbrapa argumenteve për mbrojtjen e institucioneve, e kushtetutshmërisë…”, ka thënë Fejza.
Ajo ka shtuar se Kosova e ka Asociacionin e Komunave të Kosovës që ka hapësirë të mjaftueshme të për të adresuar problemet që kanë komuniteti serb por edhe komunitet tjera, duke theksuar se nuk nevojë për një Asociacion të Komunave me shumicë serbe.
“Kosova e ka të Asociacionin e Komunave të Kosovës, ai Asociacion është i themeluar në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në atë Asociacion janë të përfshira komunat me shumicë serbe dhe ka hapësirë të mjaftueshme që në të gjitha aspektet e jetës institucionale të adresohen çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb dhe me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Une mendoj që qëndrimi aktual po e mbajmë si shtet është qëndrimi të cilin duhet ta kemi deri në fund pasi deri më tani kemi krijuar mekanizma të bollshëm me anë të të cilave mund të adresohen të gjitha çështjet që mund ti ketë komuniteti serb në Kosovë”, ka shtuar ajo.