Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar viktimat e Holokaustit, të premtën e 27 janarit.
“Në kujtim dhe nderim për të gjitha Viktimat e Holokaustit, rikujtojmë se ne dhe izraelitët jemi dy popuj por me përvojën e njëjtë historike”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka thënë se përvoja e dy popujve, shqiptar dhe izraelit, “bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur”.
“Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë”, është shprehur tutje ai.
“Nën Besën tonë mbrojtëm hebrenjtë duke konfirmuar se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut” Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, ka potencuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.