Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, që po qëndrojnë në Serbi, u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se Serbia “nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë” nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur për mediumin “N1” duke cituar fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.
Ai shton se eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilcik dhe Matjaz Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi.