Të paktën pesë persona raportohet se janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ndërsa të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.
Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale (18:15 GMT).
Shërbimi i ambulancës izraelite raportoi 10 viktima në total, disa prej tyre të plagosur rëndë.
Departamenti i policisë izraelite tha se sulmuesi i dyshuar ishte “neutralizuar”.