Këshilli i BE-së vazhdoi për gjashtë muaj serinë e sanksioneve ndaj Rusisë

Në njoftim thuhet se përveç sanksioneve ekonomike ndaj Federatës Ruse, BE-ja ka lloje të ndryshme të masave, si përgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës. Të njëjtat do vazhdojnë deri në korrik të vitit 2023

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj, për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Sanksionet, të cilat u vendosën për herë të parë në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, janë zgjeruar ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, thuhet në një deklaratë të Këshillit të BE-së.

Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji, industri, transport dhe mallra luksoze; ndalimin e importit ose transportit nga deti të naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian; anulimin e rrjetit të transaksioneve SWIFT për disa banka ruse; si dhe pezullimin e transmetimeve të përmbajtjeve të caktuara nga Rusia.

Në njoftim thuhet se përveç sanksioneve ekonomike ndaj Federatës Ruse, BE-ja ka lloje të ndryshme të masave, si përgjigje ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës.

Këto përfshijnë: kufizime në marrëdhëniet ekonomike me Krimenë e aneksuar jolegalisht dhe me qytetin e Sevastopolit, si dhe me rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut që nuk janë nën kontrollin e qeverisë; masa kufizuese individuale (ngrirja e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit) për një listë të gjerë individësh dhe subjektesh, si dhe masa diplomatike.

Që nga 24 shkurti, BE-ja ka miratuar një varg pakosh të ashpra sanksionesh, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika