Tre të vdekur nga përmbytjet në Zelandën e Re, ndahen 100 mijë dollarë për komunitetet e prekura

Punonjësit e urgjencës dhe një burrë kalojnë nëpër ujërat e përmbytjeve në Auckland, Zelanda e Re, më 27 janar. Foto: CNN

Kryeminsitri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, ka njoftuar se kanë vdekur tre persona dhe të paktën një person është zhdukur, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re.

“Humbja e jetës nënvizon vetëm shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe sa shpejt u kthye në tragjike”, ka thënë Hipkins në një konferencë për shtyp, pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland. “Është e qartë se do të jetë një punë e madhe pastrimi”.

Në Twitter, Hipkins ka shtuar se “Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Ne do të marrim sa më shumë mbështetje për ju sa të mundemi”.

Një shi i tërë vere

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhitë.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se terminalet dhe rrugët janë prekur nga përmbytjet e përhapura. Fotot dhe videot e shpërndara në Twitter treguan udhëtarët që kalonin nëpër ujë në terminale.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i ishin përgjigjur më shumë se 400 thirrjeve emergjente të bëra për motin.

Aeroporti u rihap për fluturimet e brendshme të shtunën në orën 12:00. Koha lokale dhe terminali i brendshëm “po funksionon normalisht”, ka thënë aeroporti në një përditësim në mediat sociale.

Megjithatë, ai shtoi se asnjë fluturim ndërkombëtar nuk do të operohet në aeroportin e Auckland të shtunën, pa mbërritje ndërkombëtare deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të së dielës.

“Aeroporti i Auckland ka vlerësuar dëmin në terminalin tonë ndërkombëtar dhe për fat të keq ka vendosur që asnjë fluturim ndërkombëtar nuk mund të funksionojë sot”, ka thënë aeroporti në Twitter.

“Ne e dimë se kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese, por siguria e pasagjerëve është prioriteti ynë kryesor”, ka shtuar ai.

Më shumë mot i keq është në rrugë

Meteorologët kanë thënë se reshjet e dendura të shiut, edhe pse jo aq ekstreme, priten ende në ditët në vijim.

Hipkins ka përsëritur fokusin e qeverisë për të “siguruar që ne të mbështesim banorët e Auckland-it”, ndërsa foli për shtypin së bashku me kryetarin e bashkisë së Auckland dhe zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive të shtunën.

“Më pas, ne do të kemi mjaft kohë për të vlerësuar përgjigjen … por tani për tani fokusi ynë është të sigurohemi që të mbështesim Aucklanders përmes kësaj”, ka thënë kryeministri mes pyetjeve nëse Qeveria u përgjigj mjaft shpejt.

Hipkins ka shtuar se ai kishte parë ndikimin që kanë pasur reshjet në komunitete dhe se qeveria qendrore do të ofrojë sa më shumë mbështetje që mundet.

Kryeministri i Zelandës së Re ka potencuar se Qeveria ka vënë tashmë në dispozicion një shumë fillestare prej 100 mijë dollarësh për komunitetet e prekura.

Tutje, ai ka pranuar mënyrën se si njerëzit janë bashkuar “për t’u kujdesur për njëri-tjetrin” dhe përsëriti paralajmërimet se më shumë mot i keq është në rrugë, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika