Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 11-vjeçar është zhdukur në Fushë-Kosovë.
Policia njoftoi se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.