Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nga Covid-19 ka vdekur një person, kurse janë raportuar tri raste pozitive

Qendra e COVID-19 në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë një person ka vdekur si pasojë e Covid-19, si dhe janë shënuar tri raste pozitive.

Pas shtimit të rasteve gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ky është rasti i parë me fatalitet si pasojë e koronavirusit pas një kohe të gjatë.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë 15 persona.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 69 testime për Covid-19.

Të dhënat e IKSHPK-së

Ndërkaq, një ditë më parë, më 28 janar, nga 115 testime për Covid-19 janë shënuar 4 raste pozitive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika