Kurti përkujton 21 viktimat e Masakrës së Rogovës

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, duke i përkujtuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilët e rënë më 29 janar të vitit 1999

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, duke bërë homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Rogovës, foto Zyra e Kryeministrit, 29 janar 2023

Në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe civilët e rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, ai ka përkujtuar katër dëshmorët e familjes Lleshi.

“Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, kryeministri Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministri.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, duke bërë homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Rogovës, foto Zyra e Kryeministrit, 29 janar 2023

Po ashtu, në njoftim thuhet se kryeministri Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i cili ra dëshmor ​më 28 janar 1999.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika