Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Hajvali, i cili kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës.
“Mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bëri të ditur se ndaj personit me inicialet L.V., mashkull 30-vjeçar, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga Gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.
“L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim.