Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Malo Gusto, 19-vjeçar nga Lyon, në një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë.
Francezi do të huazohet në skuadrën e Ligue 1 për pjesën tjetër të sezonit, dhe do të përfundojë 2022/23 me ish-klubin e tij.
Gusto bashkohet si nënshkrimi i shtatë në këtë sezon nga trajneri i klubit, Graham Potter, duke ndjekur transferimet e para si Joao Felix, Benoit Badiashile, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke, Andrey Santos dhe David Datro Fofana.
Nënshkrimi i tij i kalon shpenzimet e janarit të Chelsea-t mbi 200 milionë funte, pas mbërritjes së Noni Madueke në Londrën Perëndimore javën e kaluar.
Chelsea's newest: Malo Gusto! 👋 pic.twitter.com/wIQ3LkNR9p
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2023
Chelsea dëshironte një marrëveshje të kryer tani, pasi ata janë të vetëdijshëm se klubet e tjera – përfshirë Manchester United dhe Tottenham – janë të interesuara për francezin U21, raporton Sky Sports.
“Zgjodha Chelsean sepse është një klub shumë i madh dhe më pëlqejnë shumë projektet e mëdha. Shumë i lumtur që jam këtu – më pëlqen edhe qyteti”, është shprehur Gusto pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai është një nga mbrojtësit e rinj të djathtë më të vlerësuar në botë dhe ka 54 paraqitje, ndërkohë që është edhe një ndërkombëtar i Francës U-21. Ai nuk ka shënuar ende një gol për klubin e vjetër, por ka dhënë pesë asistime nga mbrojtja.
Sa ka shpenzuar Chelsea në janar deri më tani?
Shpenzimet e Chelseat në janar janë rritur në 216 milionë funte, tani nënshkrimi i Gusto ka përfunduar.
Këtu janë marrëveshjet që blutë kanë bërë:
Benoit Badiashile – Monako, 35 milionë funte
David Datro Fofana – Molde, i pazbuluar (marrëveshja e raportuar prej 10 milion funte)
Andrey Santos – Vasco da Gama, i pazbuluar (marrëveshja e raportuar prej 18 milion funte)
Joao Felix – Atletico Madrid, huazim 9.7 milionë funte
Mykhailo Mudryk – Shakhtar Donetsk, 88.5 milionë funte
Noni Madueke – PSV Eindhoven, 29 milionë funte
Malo Gusto – Lyon, 26.3 milionë funte
Chelsea tani ka shpenzuar rreth 485 milionë funte, qëkur Todd Boehly u bë pronari i ri i klubit, pasi kishte shpenzuar 270 milionë funte në afatin kalimtar të verës.