Këtë të diel Napoli ka fituar ndaj Romës në ndeshjen për javën e 20-të në Serie A.
Ndeshja mes Napolit dhe Romës është zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e cila përfundoi me rezultatin 2:1.
Victor Osimhen në minutën e shtatëmbëdhjetë të lojës goditi me vole për të shënuar një gol duke i dhënë Napolit epërsinë, derisa barazimi erdhi kur Stephan El Shaarawy ishte në vendin e duhur për t’i barazuar shifrat (75’), pas një asistimi nga Nicola Zalewski.
Goli që i dha fitoren Napolit ishte i realizuar në minutën e 86-të të lojës nga Simeone.
Pas fitorës me Romën, Napoli ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Interi i pozitës së dytë. Ndërsa Roma renditet e gjashta me 37 pikë. RTK