Të hënën e 30 janarit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.
Në këtë mbledhje në rend dite do të jenë nëntë pika.
Në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë edhe një interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mbi çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Rendi i ditës
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:
- Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
- Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
- Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
- Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
- Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
- Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:
- Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave