Një person është gjetur pa shenja jete në komunën e Drenasit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është i gjinisë mashkullore, i cili ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ku është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti është raportuar më 29 janar të këtij viti, dhe se policia është duke e hetuar shkakun e vdekjes.