Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ka reaguar duke thënë se Kosova duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse kjo sipas tyre ia hap rrugën vendit për të qenë një shtet sovran dhe i integruar në strukturat euroatlantike.
SHBA po e këshillon Kosovën si aleat i ngushtë i saj thuhet ndër të tjera në reagim.
“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASK-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Me këtë reagimi të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, është pajtuar edhe kryediplomati gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka reaguar duke bërë ritweet reagimin ambasadës amerikane, duke thënë se “plotësisht është dakord”.
Më tej, ambasadori Rohde i ka kujtuar institucioneve të Prishtinës se Kosova është zotuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qysh prej disa vitesh.
Ai ka përmendur datën kur Kosova kishte nënshkruar marrëveshjen për zbatimin Asociacionit, pra 27 qershorin e vitit 2013.
“Është e vonuar dhe do të çojë përpara bisedimet e normalizimit”, ka përfunduar Rohde.
Fully agree: On 27 June 2013 Kosovo committed to establish the ASM. It is overdue and will advance the normalization talks. https://t.co/gztK3f73EL
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 30, 2023