Haradinaj takohet me Escobarin: Marrëveshja finale duhet të jetë fitore e përbashkët me partnerët ndërkombëtar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me emisarin amerikan, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit.

“Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka falënderuar emisariin amerikan Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane “tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet”.

Pamje nga takimi Escobar-Haradinaj

“Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët, Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët”, ka potencuar Haradinaj.

Mes tjerash Haradinaj ka theksuar se “do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika