Bizneset e Skenderajit rifillojnë punën pas dëmeve nga vërshimet

Bizneset në komunën e Skenderajt, pavarësisht dëmeve të mëdha që pësuan nga vërshimet, gradualisht kanë filluar t’i kthehen normalitetit. Disa prej pronarëve thonë se janë detyruar ta përshpejtojnë punët për sanimin e dëmeve, pasi që mbajnë familje me të ardhurat nga ato biznese

Biznesi i Gani Aliut, është një prej dhjetëra bizneseve që vepron në këtë rrugë të Skenderajt.

As biznesi i tij nuk ka mbetur pa u prekur nga vërshimet që prekën seriozisht disa prej komunave, gati 2 javë më parë.

Aliu thotë se të shtyrë nga nevoja, është dashur që sa më shpejtë t’i kthehen punës.

Gani Aliu, Pronar biznesi në komunën e Skenderajit ka thënë se “ Me karrika me tavolina me dritare me krejt janë demtu, deri në pesë  mijë euro na ka shkatrru. Vet I kom riparu pasi po duhet më ju kthye punës, komuna na ka thanë që do të na ndihmoj, unë e mbajt]ë familjen më këto të ardhura”.

Në secili prej lokaleve ngjitur në këtë rrugë, rrëfimet janë thuajse të ngjashme.

Për efektin që ka pasur tek bizneset e kësaj komune, ka folur edhe kryetari i komunës Fadil Nura.

Pavarësisht se disa prej tyre kanë rifilluar punën, Nura thotë se për tu kthyer në normalitet, do të duhet më shumë kohë.

Fadil Nura, Kryetari i Komunës së Skenderajit ka thënë se“ Bizneset nuk presinë pasi duhet të gjenerojnë. Ne I kemi ofruar pastrimin e pjesës por dëmet janë jashtëzakonishtë të mëdha. Duke par nivelin e dëmeve, komuna nuk mundët ti përballojë, andaj kemi  kemi hapur dhe një fondë dhe do të jetë transparent dhe kemi organizata të ndryshime si dhe Qendra,  besoj që do të arrijmë ti sanojmë këto dëmë. Unë jamë duke e përgadit dokumentin për të shfyuqizu gjendjen emergjente. Kemi intervene në disa pika për me I bë të kalushme rrugët”.

Përveqë biznesve, shtëpive e tokave bujqësorë, në komunën e Skendrajit, dëme të mëdha kanë pësuar edhe shkollat.

Kryetari i Skenderajit, tha se janë duke u munduar që të rregullojnë sistemin e ngrohjes në këto objekte.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika