Walker: Qesharake të mbahen në paraburgim krerët e UÇK-së, në Hagë po ndodhë drejtësi e shtrembëruar 

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi është qesharake.

Walker tha se nuk e kupton se si një pjesë e sistemit llogaridhënës të Perëndimit merret vetëm më njërën anë, respektivisht, nga shqiptarët, duke mos u marrë me krimet që kanë kryer forcat serbe ën Kosovë.

“…nuk e kuptoj plotësisht edhe në BE dhe në qeverinë amerikane e ka pasur ndjenjën që një pjesë e sistemit të llogaridhënës të merret vetëm më njërën anë. Procesi është themeluar vetëm një anë, UCK-ja nuk ka qenë një zingjir ushtarak mirë i organizuar, në anën tjetër, po, dhe më e lehtë do të ishte për ti gjykuar ata (serbët)”, ka thënë Walker.

Walker theksoi që ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

“…Vuçiq ishte atë zgjirin komandues (të sistemit të Milosheviqit që kryente krime), ka qenë ministër I informimit dhe propagandës në atë kohë dhe ai akoma është duke e mohuar Reaçkun, duke mohuar atë se çka ka ndodhur gjatë luftës. Dhe nuk e di nëse kam dëgjuar diçka nga BE-ja që ai të flet diçka në këtë aspekt dhe se ai ka qënë pjesë e asaj çka ka ndodhur. Dhe ai aps luftës gradohet president dhe bën gjithçka për të sabotuar një marrëveshje të paqes”, ka shtuar Walker.

Walker ka përsëritur disa herë gjatë emisionit “Debat Plus” se llogaridhënia për krimet në Kosovë duhet kërkohet edhe në anën serbe, pasi ata ishin më të strukturuar dhe organizuar për të kryer krime.

“Është mjaft ironike dhe e turpshme që procesi i llogaridhënies paraluftës e gjatë luftës nuk është sjellurrpara drejtësisë (krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë
), në të njëjtën kohë lidershipi i UCK-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë këtu katër nag ata që janë në Hagë për kërkim evropian të llogaridhënies, nuk e kuptoj pse po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika