Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të bëjnë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, të martën e 31 janarit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së tij.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se homazhet pritet të bëhen me fillim nga ora 09:00.
Më 31 dhjetor të vitit 1997, ka ndodhur një ndër betejat e para të mëdha të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).
Gjatë asaj dite, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, po udhëtonin nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, gjersa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët njëherazi kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.