Tentim vrasje për shkak të një borxhi në Klinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatin Leskoc të Klinës, i dyshuar për tentim vrasje

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në fshatin Leskoc të Klinës, i cili dyshohet për vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit, të hënën, në vendngjarje Policia e ka takuar viktimën, i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njё mijё (1000) euro, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin.

“Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra”, thuhet tutje në njoftim.

Nё vendngjarje thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar, njё armë automatike AK47, trembёdhjetё gёzhoja kalibri, 7.62mm dhe pesё fishekë 6.35mm.

“I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika