Një person është gjetur pa shenja jete, të hënën e 30 janarit, në Lipjan.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në raportin 24-orësh të Policisë, rasti po cilësohet hetim mbi vdekjen.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, 14 persona janë arrestuar nga policia, kurse 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.