Pritet të protestohet në Prishtinë kundër Asociacionit

Gjatë kësaj të marte, pritet të protestohet kundër Asociacionit në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00

Këtë të martë pritet të protestohet kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo protestë do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Të hënën e 30 janarit, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini e kishte siguruar më parë draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika