Pushteti miraton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Qeveria e Kosovës

Komisioni për Legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore, për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe e ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare.

Pro raporteve kanë votuar gjashtë deputetë të pushtetit, kurse deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Vërejtje për raportet ka adresuar anëtari i komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i cili ka thënë se përmbajnë vlerësime abstrakte për byronë.

Mirëpo, kryetari i komisionit për legjislacion, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se këto vlerësime janë të komisioneve të tjera, të cilat ata nuk mund t’i komentojnë.

Komisioni në mbledhjen e së martës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore./ksp

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika