Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.
Today we held a listening session @USEmbPristina on the Association of Serb-majority Municipalities. Grateful to the diverse stakeholders present for sharing their views and expertise. We continue to advocate for implementation of all Dialogue commitments. pic.twitter.com/5MSwKMzE89
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 31, 2023
Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë tashmë ka përfunduar.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.