Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas deklaratës publike të Ambasadës, Kosova me themelimin e Asociacionit nuk cenon Kushtetutën apo sovranitetin e saj.
“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Përkundrazi, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.
Fully agree: Kosovo’s commitment to create the ASM doesn't undermine its constitution or threaten its sovereignty. On the contrary, implementing it, Kosovo will make a critical step to build its future as a multi-ethnic country, integrated into Euro-Atlantic structures https://t.co/KsOQFp3gkG
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) January 31, 2023
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën amerikane në Prishtinë, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.
Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.