Kontenti që ndajmë në rrjetet sociale, mënyra se si shprehim veten, tregon shumë për gjithësecilin prej nesh, pasionet tona e jo vetëm.
Qëllimi është të shkrepim foton ideale në vendin e duhur e momentin e duhur, e ky i fundit shpesh lidhet me ndriçimin apo shkëlqimin e diellit.
Por pse të kufizohemi nga drita për të shkrepur foton më të bukur?
Me një smartphone të thjeshtë, do të ishte nje problem, por me pajisjet e serisë S22, që çojnë në një tjetër nivel kreativitetin dhe aftësinë për të shprehur veten, fotot dhe videot e shkrepura nën dritën e hënës nuk janë problem.
Gjeni spotin më #instagrammable dhe mos u shqetësoni për ndriçimin
Nëse keni gjetur vendin e duhur ku do të realizoni foton ideale për Instagram, mos u shqetësoni për dritën.
Në dizejnimin e pajisjeve më të fundit të serisë S, Samsung erdhi me kapacitet novator kamerash që funksionojnë ditën e natën, të mundësuara nga performanca më e mirë celulare deri më tani.
Me veçoritë e reja revolucionare të Nightography të serisë Galaxy S22 – si sensori 23% më i madh në krahasim me S21 & S21+ dhe teknologjia Adaptive Pixel – kamera juaj është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detajet dhe ngjyrat që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shkëlqejë, edhe në errësirë.
Portretet nën dritën e hënës janë epike
Nëse gjatë ditës çdo detaj rrëzëllen nga shkëlqimi i dritës, fotot e natës janë të veshura pakëz me mister.
Me ndriçim të ulët falë përmirësimeve revolucionare në kamerën e pasme dhe në kamerën e përparme, secila prej tyre kap më shumë dritë për ngjyra të jashtëzakonshme dhe për detaje.
Në këtë mënyrë mund të perfeksiononi modalitetin e portretit me dritat e ulura.
Galaxy S22 dhe S22+ janë të pajisura me teknologjinë më të fundit AI të Samsung që i çon fotot tuaja në një nivel tjetër.
Me AI Stereo Depth Map-in e ri është e lehtë se asnjëherë të shkrepësh fotografi të përsosura ‘portret’ .
Portretet tuaja do të duken më mirë se kurrë.
Jepi ngjyra jetës tënde të natës me #nightography
Jeta e natës është po aq me drita e adrenalinë sa ajo nën dritën e diellit, por deri më tani nuk ishte krijuar nje aparat celular për të kapur momentet e mbrëmjes dhe ngjyrat e gjalla të jetës së natës.
Veçoritë e avancuara të Nightography janë të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve S22 dhe ju lejojnë të kapni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme.
Sensori i madh i pikselëve zmadhon pikselët për të tërhequr dritë, ndërsa xhami jashtëzakonisht i qartë zbut shkëlqimin e lenteve të gjitha këto për të bërë që fotografitë dhe videot e shkrepura gjatë natës të dalin të qarta ashtu si ditën.
Zotëroni natën me kamerën më inteligjente të Samsung deri më tani
Momentet më të bukura me shoqërinë nuk kanë pse mbeten vetëm në memorien tuaj, sepse falë veçorive të reja si Auto Framing,nSuper Clear Glass e jo vetëm do të shndërrojnë smartphone-in tuaj në një aparat profesional kudo dhe kurdo.
Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me një sensor 2,4um piksel , sensori më i madh i Samsung, i cili bën të mundur që lentet e kamerës të kapin më shumë dritë dhe detaje.
Plus, lentet e përparuara Super Clear Glass të Galaxy S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës.
Ndërkohë, opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona.
Frymëzimi juaj nuk e di sa është ora, ndaj dilni natën dhe shkrepni foto unike me serinë e re Samsung Galaxy S22.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/