Dizajneri italian Sabato De Sarno është emëruar drejtori i ri kreativ i firmës Gucci dhe do të zbulojë koleksionin e tij të parë gjatë Javës së Modës në Milano shtatorin e ardhshëm, kështu kanë njoftuar Gucci dhe kompania mëmë Kering.
De Sarno ka punuar më parë për Prada, Dolce & Gabbana dhe Valentino, ku së fundmi ishte drejtor i modës duke mbikëqyrur koleksionet e burrave dhe grave.
“Jam i kënaqur që Sabato do t’i bashkohet Gucci-t si drejtori i ri kreativ i shtëpisë, një nga rolet më me ndikim në përvojën e luksit,” ka thënë CEO i Gucci Marco Bizzarri, duke vënë në dukje përvojën e tij me një numër të shtëpive më të njohura të modës luksoze në Itali.
Spekulimet kanë qenë të përhapura në botën e modës se kush do të pasonte Alesssandro Michele pasi ai u largua nga roli papritur vjeshtën e kaluar, pas gati tetë vitesh në të cilat ai ripërcaktoi kodet e markës me pamje gjinore, romantike dhe eklektike.
De Sarno është një relativisht i panjohur në botën e gjerë të modës, pasi ka punuar kryesisht në prapaskenë, kështu ka shkruar media ndërkombëtare AP.
De Sarno, me origjinë nga Napoli, do t’i bashkohet Gucci-t sapo të përfundojë detyrimet aktuale dhe do të jetë përgjegjës për të gjitha koleksionet e markës: femra, meshkuj, artikuj lëkure, aksesorë dhe stil jetese.
Ndërkohë, koleksionet e Gucci, duke përfshirë koleksionin e veshjeve të grave Vjeshtë-Dimër 2023-2024 që do të shikohen muajin e ardhshëm në Milano.
De Sarno ka theksuar se ishte “i prekur dhe i emocionuar për të kontribuar në vizionin krijues për markën”, për të cilin ai tha se “ka qenë në gjendje të mirëpresë dhe vlerësojë vlerat në të cilat besoj”.