Anëtari i listës guxo dhe njëkohësisht deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Burim Meta, ka deklaruar se ambasadori Martin Berishaj duhet të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë.
“Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka thënë se nuk duhet që në shtetin e Kroacisë Kosova të përfaqësohet me një figurë për të cilën është përfolur sipas tij për gjëra që nuk do të duhej.