LDK: Skandali i Berishajt, është arsyeja pse Qeveria kundërshton Komisionin Hetimor

Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencë për media ka deklaruar se arsyet e refuzimit të krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji nga Qeveria, janë dhënë nga rasti në Slloveni i ambasadorit Martin Berishaj

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, në konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Berishajt nga pozita e ambasadorit, duke thënë se, pikërisht, ky skandal është njëra ndër arsyet kryesore që mazhoranca po e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor.

Sibel Halimi, deputetja nga rradhët e LDK-së

“Shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni konsiderojmë se është njëra ndër arsyet kryesore pse ky pushtet po e kundërshton në të gjitha mënyrat formimin e komisionit hetimor. Përmes këtij komisioni, ne po synojmë të vërtetat e pushtetit që me çdo kusht po mundohet t’i mbajë të fshehura ato”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, Halimi ka konfirmuar se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e këtij Komisioni, duke shtuar se nuk do të heqin dorë.

Ndërkaq, deputeti Shkëmb Manaj, nga kjo parti ka thënë se Berishajt iu deshën shtatë muaj për të bërë pazar me blerjen e energjisë elektrike.

Shkëm Manaj deputet nga rradhët e LDK-së

Sipas tij, ky skandal është arsyeja e vetme e rezistencës së pushtetit për mosformimin e Komisionit Parlamentar.

“Ky skandal shpërfaq më së miri rolin e pushtetit me refuzimin e projektit amerikan të gazit. Përgjigjet do t’i marrim me hetimin parlamentar, të cilin pushteti po mundohet ta ndalë. Për herë të parë pushteti po mundohet të ndalë një nismë ligjore. Ky është pushtet absolut. Deri sot nuk është ndërmarrë asnjë masë, as ajo e pezullimit nga puna e ambasadorit. Nuk ka as dorëheqje morale, sepse e ka mburojë pushtetin”, ka thënë ai.

Emri i Berishajt është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium në Slloveni. Emri i tij është krahas kryetarit të partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, i cili të dielën i ka fituar zgjedhjet.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku para të dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali. Vetë Berishaj i ka mohuar këto akuza dhe ka paralajmëruar padi ndaj mediumit slloven.

Mbështetur në këtë raportim, tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Për rastin e ambasadorit Berishaj, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar javën e kaluar se i besojnë atij dhe se këto çështje janë për organet e drejtësisë.

Ndërsa, Berishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta padisë portalin i cili, sipas tij, ka shpifur ndaj tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika