80 mijë produkte u ofrohen me zbritje ushtarëve të FSK-së, po planifikohet zbritje edhe në pushimet bregdetare

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, ka për qëllim zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme për pjesëtarët e FSK-së. Ndërsa, ka theksuar se synimi do të jetë edhe zbritja e çmimeve për pushimet në bregdetin shqiptar

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, ka për qëllim zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme për pjesëtarët e FSK-së.

Ky memorandum bashkëpunimi është bërë ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve me Ministrinë e Mbrojtjes.

Shahini ka theksuar se afër 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte të ndryshme. Me këtë rast, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të rrisin numrin e kompanive rreth këtij projekti.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka shtuar se kompanitë e para që kanë ofruar mbështetje i kanë zbritur në 14 për qind produktet për pjesëtarët e FSK-së.

“Kjo sadopak do t’i mbështet ushtarët gjatë blerjeve do t’i subvencionojnë kompanitë vendore, këta ushtarë duke i stimuluar ata dhe të tjerët që ne të kemi një ushtri më të dinjitetshme dhe më të mirë. Prandaj, aksioni për nënshkrime edhe të kompanive tjera është vazhdimësi e sipër. Mesatarisht rreth këto 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte, artikuj të ndryshëm që do t’ia ofrojnë ushtrisë, por kryesisht janë produkte esenciale, produkte të përditshme, por këtu nuk do të ndalemi. Ne synojmë që të rritim numrin e kompanive dhe është një interesim i madh i anëtarësisë së gjerë dhe i bizneseve të Kosovës të na bashkohen në këtë projekt tonë të përbashkët në mënyrë që ushtarët të ndiejnë veten krenarë pse janë ushtarë, por edhe ne të ndiejmë veten krenarë që kemi ushtrinë”, ka thënë Shahini.

Ai u shpreh se nuk do të ndalen me kaq. Synim, sipas tij, do të jetë edhe zbritja e çmimeve për pushimet në bregdetin shqiptar.

“Vlen të theksohet se ne me angazhimin tonë do të tejkalojmë edhe kufirin e Kosovës, që ushtarët e Kosovës gjatë sezoneve të ndryshme kur shkojnë nëpër pika të ndryshme pushimi, të kenë më lirë sesa që janë çmimet aktuale të kohës. Prandaj, kjo është një mbështetje dhe një përkushtim i joni i përbashkët që ushtria jonë të jetë e respektuar, jo vetëm duke u përshëndetur, por edhe duke i ofruar edhe blerje të banesave dhe shtëpive ku në disa kompani kanë zbritje të madhe për të blerë ata”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Shahini ka thënë se do të mundohen që lehtësira ushtarët të kenë edhe në sektorë të ndryshëm, si shitblerje, regjistrim nëpër universitete e shërbime shëndetësore. E që për ta bërë këtë, ai ka kërkuar ndihmën e institucioneve.

“Ne synojmë që brenda këtij viti ky projekt të përmbyllet pothuajse mbi 80 për qind në gjithë sektorët në Republikën e Kosovës, ku ushtarët tanë do të kenë shumë lehtësi në të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe në regjistrimin e fakulteteve, duke përfshirë këtu edhe në shërbime konsulente, shërbimeve juridike, shërbime në shëndetësi, e blerje me tregti, blerje të automjeteve, transport, veshmbathje, mirëmbajtje”.

“Të gjitha këto ushtarët do ta kenë, por dua që këtë aksion ta mbështesin edhe institucionet e shtetit. Duke i shtyrë edhe kompanitë e ndryshme që janë, që furnizojmë me energji elektrike ushtarët do të kenë një zbritje edhe në energji elektrike, po ashtu në shërbime komunale qoftë për mirëmbajtje, qoftë për ujë të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje në mënyrë që ushtarët me të vërtetë të jenë ashtu siç e meritojnë të dalluar nga të tjerët”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika