Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore

Rusia nuk ka lejuar inspektimin për armët bërthamore START andaj SHBA ka akuzuar Moskën për shkelje të traktatit për armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore START, duke deklaruar se Moska po refuzon të lejojë aktivitete inspektimi brenda Rusisë.

Traktati që mbetet një nga shtyllat e fundit të përpjekjeve për kontrollin e armëve bërthamore të pasluftës së Ftohtë, hyri në fuqi në vitin 2011 dhe u renovua në vitin 2021 edhe për dy vite të tjera.

Traktati vendos një kufi ndaj numrit të mbushjeve bërthamore strategjike që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, si dhe për numrin e raketave tokësore dhe detare, si dhe të avionëve bombardues që mund të përdorin për këto mbushje bërthamore.

Të marra së bashku, dy vendet kanë rreth 90% të mbushjeve bërthamore të botës, shkruan VOA.

Uashingtoni është përpjekur ta ruajë vazhdimësinë e traktatit, por marrëdhëniet me Moskën janë në gjendjen më të keqe të dekadave të fundit, si rezultat i sulmit të Rusisë në Ukrainë që filloi gati një vit më parë. Shtetet e Bashkuara udhëheqin përpjekjet e aleatëve perëndimorë për të furnizuar me municione Ukrainën dhe ta ndihmojnë kështu që ta zmbrapsë sulmin e forcave ruse.

“Refuzimi nga Rusia për të lehtësuar aktivitetet e inspektimit ua mohon Shteteve të Bashkuara ushtrimin e të drejtave të rëndësishme të parashikuara në traktat dhe rrezikon zbatueshmërinë e kontrollit SHBA-Rusi për armët bërthamore”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Në gusht, Moska pezulloi bashkëpunimin me inspektimet, siç parashikohet në traktat. Ajo fajësoi kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët, pasi Rusia sulmoi Ukrainën, por tha se ishte ende e angazhuar për t’i përmbushur kushtet e traktatit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka një opsion të qartë për të zbatuar traktatin, duke lejuar vazhdimin e inspektimeve.

Të hënën, Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara se traktati mund të marrë fund në vitin 2026 dhe nuk do të zëvendësohet nga një dokument i ri, duke pretenduar se Uashingtoni po përpiqet t’i shkaktojë Moskës “një humbje strategjike” në Ukrainë.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se “është vërtet i mundshëm skenari” që të mos ketë asnjë traktat për kontrollin e armëve pas vitit 2026.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika