Kurti: 105 është vlera e koeficientit për vitin 2023

Vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën e një shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

“Është arritur te vlera e koeficitentit për 2023, dhe ai është 105 ndërsa në janar të vitit 2024 do të jetë 110”, ka thënë Kurti.

E reja sipas tij është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.

Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave. Ato do të lëvizin sipas rritjes apo sipas punës dhe reultateve që kemi të gjithë bashkë në rritjen ekonomike të vendit. Në shërbimin civil janë mbështetur ata që kanë qenë në fund të tabelës. Punëtorët e teknikët do ta ketë trajtimin dinjitoz”, shtoi ai.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Fondi i pagave për herët të parë po rritet me 100 milionë euro.

“Në javët në vijim do të paraqiten edhe skemat e reja të punësimit”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit, “Koeficienti është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe me anë të tij krijohet mundësia që të ketë fleksibilitet” “Koeficienti për këtë vit do të jetë 105 euro, e pastër pa shtesa, ndërsa 110 pritet të jetë në vitin 2024”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe se është bërë një punë që mundëson një planifikim më të saktë edhe në vitet në vijim.

“Koeficienti është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe me anë të tij krijohet mundësia që të ketë fleksibilitet” “Koeficienti për këtë vit do të jetë 105 euro, e pastër pa shtesa, ndërsa 110 pritet të jetë në vitin 2024”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika