FBI është duke e kontrolluar shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara.
Kështu ka bërë të ditur avokati i Biden i cili shtoi se “kërkimi ishte “planifikuar” me “mbështetjen e plotë” të presidentit.
CBS ka raportuar se hetimi ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin.
Duke qenë se kërkimi ishte konsensual, nuk u kërkua asnjë urdhër bastisjeje.
Avokati i zotit Biden, Bob Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik” në interes të “sigurisë operacionale dhe integritetit”.
Kërkimi është i fundit në një seri të kryer në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn Biden – një hapësirë oficeri – në Uashington DC në nëntor.
Dokumentet shtesë u zbuluan në shtëpinë e zotit Biden në Delaware në kontrollet e mëvonshme të kryera në dhjetor dhe janar.
Biden ka thënë se ekipi i tij bëri “atë që duhej të bënte” dhe po “bashkëpunonte plotësisht” me hetimin.