Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në SHBA.
Chollet, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka cilësuar si takim të mrekullueshëm.
“Në vazhdimësinë e telefonatës së sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me mnistrin e Jashtëm serb Dacic. U rikonfirmua miqësia e kahershme mes SHBA-Serbisë dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon”, ka shkruar Chollet.
Following @SecBlinken-Pres Vucic @predsednikrs call, great meeting w/ @MFASerbia FM Dačić today. Reaffirmed long-standing friendship between 🇺🇸 🇷🇸 and expressed support for Serbia’s engagement on Dialogue with Kosovo and efforts to promote greater peace/security in the region. pic.twitter.com/I59R88s14p
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 1, 2023
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken.
Vuçiq bëri të ditur se me Blinken kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe dialogun mes dy shteteve.
“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun Beograd-Prishtinë dhe veçanërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë synimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.
Më tej, Vuçiq tha se me Blinken kanë rënë dakord që Serbia dhe ShBA-të kanë mundësi të shumta për ta përmirësuar partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.