Hill thekson sërish: Themelimi i Asociacionit, çështje urgjente

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka ritheksuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është "çështje urgjente", pasi, sipas tij, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar sërish se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

Në një intervistë për N1, Hill ka thënë se themelimi i Asociacionit është “nevojë urgjente”.

“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, duhet ta përmbushni,” ka thënë Hill.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat që kanë qarkulluar në media, por ka theksuar se qëndrimi i emisarëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë”.

Ndryshe, të mërkurën, ambasadori i  ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe dhe as me kompetenca ekzekutive.

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, ka theksuar sërish se një asociacion njëetnik nuk është i mundshëm në Kosovën me kushtetutë shumetnike.

Kurti: Asociacioni njëetnik nuk është i mundshëm

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika