PDK: Nëse votohet komisioni opozitar e përkrahim edhe atë të pozitës

Partia Demokratike e Kosovës, ka dalë me qëndrim se do ta votojë themelimin e komisionit hetimor për energji të nisur nga LVV-ja, por sipas tyre së pari duhet të votohet iniciativa e opozitës

Logo e PDK-së

Anëtari i kryesisë së PDK-së Bernard Nikaj, në një konferencë për media ka thënë se partia që ai përfaqëson e mbështetë edhe iniciativën e LVV-së për themelimin e një komisioni hetimor për energji, por sipas tij këto dy iniciativa të pozitës dhe opozitës dallojnë me njëra tjetrën.

Nikaj, ka theksuar se në seancën e radhës duhet të themelohet komisioni hetimor për energji, në mënyrën siç ata kanë kërkuar.

“Komisioni hetimor, duhet të votohet në seancën e nesërme pa asnjë vonesë, sepse vonesat shkojnë në dëm të xhepit të qytetarëve. Propozimi i sotëm i VV-së, është shumë i cuditshëm sepse vjen një ditë pasi të dal në votim komisioni i propozuar nga opozita. Ky propozim i sotëm është vetëm një tendencë për të zhvleftësuar themelimin e komisionit nga opozita”, ka deklaruar Nikaj.

Bernard Nikaj, Sekretar i PDK-së

Edhe pse është shprehur pro një votimi të iniciativës së pushtetit për ta themeluar një komision për energji i cili do t’i hetonte problemet në këtë sektor prej shpalljes së pavarësisë e këndej, ai ka thënë se është hera e parë që një qeveri të kërkoj themelimin e komisioneve hetimor.

“Është për herë të parë që pozita që e ka qeverinë, përdor mjete si komisionet hetimore që janë në dispozicion të opozitës për të hetuar një gjë të tillë. Ne ftojmë Qeverinë ta hetojë çdo çështje, që nga paslufta e deri më sot, çdo person të involvuar qoftë në opozitë apo pozitë”, ka thënë Nikaj.

Tutje Nikaj, është shprehur se përmes kësaj iniciative VV-ja, po dëshiron ta zbehë kërkesën e opozitës për themelimin e komisionit hetimor në sektorin energjetik.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika