Arrestohen dy gra, dyshohet se rrahën një burrë në Deçan

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Deçan, të mërkurën. Njëra nga të dyshuarat është liruar, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës

Janë arrestuar dy të dyshuara gra, pasi ato kanë sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Deçan, të mërkurën.

”DHUNË NË FAMILJE/Deçan 01.02.2023-20:17. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit njëra prej tyre është liruar, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika