Kurti për Abdixhikun e Hotin: Të dy bashkë nuk bëjnë sa çereku i Bislimit dhe Muratit

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje dhe replika mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku sa i përket veriut të Kosovës

Albin kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në replikën ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku e kritikoi atë për mungesë idesh.

Abdixhiku i ishte drejtuar Kurtit duke i thënë se heqja e armëve ilegale është kompetencë e Qeverisë së Kosovës dhe se nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Serbinë.

Kurti më pas tha se Abdixhikun dhe deputetin tjetër të LDK-së, Avdullah Hotin i ka pasur bashkëpunëtorë në Qeverinë Kurti 1, por që sipas tij, asnjëherë nuk kanë dhënë ndonjë ide për ndërhyrje policore në veri.

Ai më tej ka ironizuar me deputetët e LDK-së duke thënë se nuk bëjnë as sa çereku i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Ju falënderoj që i dëgjuat 6 kushtet dhe që nuk dhatë mendimet për heqjen e ndonjërit me përjashtim të deputetit Abdixhikiu, i cili nuk e kuptoj a po sugjeron që të hyjmë me forcë në veri, a po e sugjeron këtë gjë? Deputetin Abdixhiku e kam pasur ministër, edhe deputetin Hoti zëvendëskryeministër, me ju tregu diçka, zëvendësi Bislimi dhe ministri Murati cilido prej këtyre, këta dy [Abdixhiku dhe Hoti] bashkë nuk janë as çereku i tyre.”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se idetë e LDK-së “dirigjohen nga karrigia”.

Kurti iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili kishte bërë të ditur se marrëveshja ishte në kundërshtim me 22 pika të frymës kushtetuese.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika