Rita Ora me intervistë dhe performancë fantastike në “The Tonight Show”

Këngëtarja, 32 vjeçe, zbuloi për herë të parë unazën e martesës të mërkurën gjatë një paraqitjeje në emisionin The Tonight Show With Jimmy Fallon

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin më të shikuar të natës në Amerikë, “The Tonight Show: Starring Jimmy Fallon”, ku foli për muzikën, albumin e ardhshëm dhe martesën me regjisorin Taika Waititi.

Po ashtu, për herë të parë, Rita e zbuloi unazën e martesës për prezantuesin dhe publikun e pranishëm në sallë.

Me një gur të madh të gjelbër dhe gur të vegjël prej diamanti përreth, unaza e këngëtares dukej shumë unike dhe e përshtatshme për karakterin e saj, të një vajzë rebele dhe energjike.

Rita Ora

Ndër të tjera, Ora u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që e ka gjetur personin me të cilin do ta kalojë jetën. Megjithatë, nuk zbuloi nëse çifti e kurorëzoi dashurinë me ndonjë ceremoni martesore, përveç se tregoi që e ka ndihmuar Waititin që ta përzgjedhë unazën e saj.

Rita Ora.

Këngëtarja me prejardhje kosovare po ashtu tregoi se albumi i ri del në treg kah fundi i vitit, dhe e sjell një fazë të jetës së saj krejtësisht ndryshe nga ajo që adhuruesit e kanë parë deri më tani.

Pas intervistës me Jimmy Fallonin, Rita e pushtoi skenën me një performancë fantastike të këngës së sapolansuar, “You Only Love Me”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika